Vëllai i del në mbrojtje Haradinajt për ngritjen e pagës që i bëri vetes

Vëllai i del në mbrojtje Haradinajt për ngritjen e pagës që i bëri vetes

Deputeti Daut Haradinaj, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk ia ka rrit rrogën vetit.

Në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, Haradinaj ka thënë se “Ramushi nuk ja ka rrit rrogën Ramushit po kryeministrit, po ka rroga që shkon deri në 6 mijë euro edhe si komenton askush”, ka thënë Haradinaj,

Po ashtu ai ka folur edhe emërimin e zëvendësministrave në qeverinë Haradinaj.

“Mirëpo kjo është në dorën e tij edhe le t’i zgjedh vet ai. Ai është njeri human edhe besoj se do t’i jap zgjedhije kësaj”, ka thënë deputeti Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj ia ka dyfishuar pagën vetës, nga 1500 euro 2950 euro. /Insajderi.com