Vëllai i Donald Trump-it dërgohet në spital

Vëllai i Donald Trump-it dërgohet në spital

Robert Trump, vëllai i vogël presidentit amerikan, Donald Trump, është hospitalizuar në New York, njofton Shtëpia e Bardhë, shkruan CNN, përcjell Insajderi.

Trump pritet ta vizitojë vëllain e tij sot gjatë ditës i ka thënë një burim CNN-it.

“Mund ta konfirmojmë se vëllai i presidentit është hospitalizuar”, ka treguar zëvendës-sekretari për media, Judd Deere.

Një zyrtar i administratës në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se Trump “ka raporte tepër të mira me vëllanë e tij dhe ai është tepër i veçantë për të”.

Ropert Trump ishte një nga udhëheqësit kryesore të Organizatës Trump./Insajderi.com