Vëllai i Escobarit pas 12 vjetëve burgim e mahnit botën

Kompania Escobar Inc. ka publikuar se po e lëshojë në treg “smartphon-in” e saj të lakueshëm me emrin Fold 1.

Vëllai i Escobarit pas 12 vjetëve burgim e mahnit botën

Themeluesi i kompanisë Roberto Escobar është vëllai i narko-bosit të ndjerë të Kolumbisë Pablo Escobar, ka publikuar Reuters.

Familja e ish udhëheqësit të kartelit famëkeq Medellin ka kumtuar se “Escobar Inc.” po përgatitet të lëshojë telefonin e mençur të avancuar me ekran të lakueshëm.

“Moti më intereson elektronika. Kam dashur të dalim në treg me telefon i cili dallon prej të gjithëve”, ka thënë Roberto Escobar për Reuters.

Ndërmarrësi suedez Olof Gustafsson është drejtor ekzekutiv i “Escobarit”.

“Teknologjia më e mirë në botë sot janë telefonat e lakueshëm. Tani kjo është sikur para dhjetë vjetëve me telefona me kamera. Ne ndryshojmë gjërat. Në esencë, ne jemi Steve Jobs i ri në këtë punë”, thotë Gustafsson.

“Fold 1” i Escobarit do të punojë nën Android dhe do të kushtojë 349 dollarë në versionin themelor, derisa për model me më shumë memorie çmimi do të jetë 499 dollarë.

Themeluesi, 72 vjeçari Roberto Escobar ka kaluar 12 vjet në burg pasi ishte pjesëtarë i Medellin-it. Ai është dorëzuar në vitin 1992, ndërsa vëllai i tij i famshëm është vrarë në vitin 1993 në një aksion të përbashkët të policive të SHBA dhe Kolumbisë.

Tani, 30 vjet më vonë, ai shpreson se do ta shfrytëzoj emrin e famshëm të familjes për shitje të telefonave të mençur, transmeton Reuters./Insajderi.com.