
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com