Vëllazërorja i takon Shqipërisë

Vëllazërorja i takon Shqipërisë

Shqipëria ka mposhtur me rezultat 2:1 Kosovën në ndeshjen vëllazërore të zhvilluar në “Elbasan Arena”, njofton Insajderi.

Para takimit, selektori i Kosovës, Bernard Challandes kishte rezoltuar pozitiv me Covid-19, kështu duke mbetur Kosova pa kryetrajnerin.

Po zhvillohej minuta e 31’ e takimit, pas një depërtimi nga ana e majtë e Uzunit, arriti të harkonte në zonën e Kosovës, ku më së miri u gjet sulmuesi Bekim Balaj, i cili arrit t’i ikte grackës së offside, duke dalur i vetëm përball Muriç, që nuk e pat të vështirë të shënonte, 1:0 dhe rezultatin e pjesës së parë.

Në minutën e 65’ të ndeshjes, Uzuni shënoi golin e dytë për nikoqirët, kështu duke dyfishuar rezultatin për Shqipërinë.

Gjatë pjesës së dytë, Kosova krijoi disa raste shënimi, në mënyrë që të ngushtonte epërsinë. Një gjë të tillë e arriti, pasi Muriqi u pengua në zonën kundërshtare, dhe gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë goditi Muriqi, duke mposhtu Alban Hoxhën. Me rezultat 2:1 për vendasit u mbyll miqësorja vëllazërore.

Kjo është ndeshja e dytë miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë, që nga koha kur Kosova është pranuar me drejta të plota në FIFA dhe UEFA, ndeshjen e parë Kosova e kishte fituar me rezultat të pastër 3:0. /Insajderi.com