Vëllezërit Higuain vendimtarë në fitoren e Inter Miamit në MLS-in amerikan

Vëllezërit Higuain vendimtarë në fitoren e Inter Miamit në MLS-in amerikan

Gonzalo Higuain dhe vëllai i tij Frederico aktivizohen tek skuadra e Inter Maiemit në kampionatin amerikan të futbollit, MLS, njofton Insajderi.

Ditën e djeshme, ish-sulmuesi i Real Madrid realizoi një dopietë në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Cincinatit. E veçanta është se “El Pipita” realizoi golin e parë pas një asisti nga vëllai i tij Frederico.

Në minutën e 38-të ta takimit, Frederico pason bukur me thembër për Higuain i cili depërtoi bukur në zonë duke mposhtur portierin kundërshtar.

Dyshja rikthehet të jetë protagonist pas disa kohëve në hije kur e ëma e tyre ndërroi jetë disa javë më parë. /Insajderi.com