fbpx

Vendet që kanë pagat më të larta dhe më të ulëta në BE

Vendet që kanë pagat më të larta dhe më të ulëta në BE

Pagat mesatare më të larta në vendet e BE-së janë në Danimarkë dhe Luksemburg, sipas një hulumtimi nga studiuesi dhe ekonomisti Reinis Fischer, i cili shpesh boton analiza ekonomike.

Sipas një analize të publikuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar nga Fischer në faqen e tij të internetit, pagat mesatare në Danimarkë dhe Luksemburg në fund të vitit të kaluar arritën në mbi 3,000 euro në muaj.

Më pas vijnë Suedia, Finlanda dhe Irlanda, me një pagë mesatare prej rreth 2,500 euro.

Sipas analizës, paga mesatare në Estoni është 957 euro, në Letoni 738 euro dhe në Lituani 693 euro.

Nga vendet e tjera të BE-së, paga mesatare në Portugali është 925 euro dhe në Greqi 917 euro.

Pagat mesatare më të ulëta në BE u regjistruan në Bullgari – 457 euro dhe Rumani – 565 euro.