Vendi ku shtëpitë, fitnesi dhe pishina janë pa pagesë

Vendi ku shtëpitë, fitnesi dhe pishina janë pa pagesë

Edhe pse tingëllon si diçka shumë e bukur për të qenë e vërtetë – në fakt ekziston një qytezë me rrugë të mbuluara me pluhur, ku krimi nuk ekziston, ka ka shumë vende të lira të punës dhe shtëpi ku nuk duhet paguar qiraja.

Rreth 100 kilometra në verilindje të Perthit të Australisë, Leinster është “streha” e rreth 500 personave. Por, për t’i gëzuar këto privilegje, banorët duhet të punojnë për minierën e kompanisë BHP

Akomodimi, palestra e fitnesit dhe pishina janë pa pagesë nga kompania. Crystal Drinkëater, 34-vjeç, dhe partneri i saj Tyson Ëhillas, 28, punojnë në minierën e Leinsterit dhe kanë jetuar për vite të tëra në këtë qytezë.

Edhe përkundër këtyre privilegjeve Drinkëater ka deklaruar për Daily Mail Australia se nuk ekziston transporti falas.

“Njerëzit punojnë vazhdimisht, ne jemi shumë të izoluar dhe banorët kanë sakrifikuar shumë për të jetuar këtu. Sepse të gjithë janë këtu për të kryer punët e tyre”, ka deklaruar Drinkëater.

Çifti ishin shpërngulur nga Port Lincoln në Jug të Australisë, ndërsa Drinkëater ka pranuar se nga jeta në oqean në shkretëtirë ka qenë e vështirë në fillim, por se me kalimin e viteve është mësuar më këtë fakt.

“Njerëzit këtu bëhen familja juaj. Sapo të bëheni banorë do ta kuptoni se të mirë janë të gjithë aty. Vozitni nëpër rrugët e kuqe e të papastra”, ka shtuar Drinkëater.

Polici Paul Vargas që është përgjegjës për sigurinë e banorëve, ka pranuar se përqindja e krimit është më e ulëta krahasuar me qytetet përreth. Me një fjalë, sipas tij këtu krimi pothuajse nuk ekziston.