Vendimet e AKR-së mbledhin Kryesinë e LDK-së

Vendimet e AKR-së mbledhin Kryesinë e LDK-së

Vendimi i Kuvendit të Përgjithshëm të Aleancës Kosova e Re, për të autorizuar kryetarin e saj, Behgjet Pacolli, që të gjejë zgjidhje edhe jashtë koalicionit LAA për bllokadën politike, në të cilën ndodhet Kosova prej certifikimit të zgjedhjeve, do të jetë temë diskutimi në një mbledhje të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, që është caktuar të mbahet të hënën.

Zyrtarë të LDK’së kanë bërë të ditur se pas takimit të nesërm, LDK do të dalë me qëndrimin e saj rreth vendimit të së dielës të AKR’së.

Në mbledhjen e nesërme të LDK’së, temë diskutimi do to jenë edhe zgjedhjet lokale, që do të mbahen në vjeshtën e sivjetme, shkruan Express.

Të dielën, Pacolli ka marrë bekimin e organit më të lartë partiak, Kuvendit të Përgjithshëm të ARK’së, për të gjetur zgjidhje për bllokadën politike, në të cilën ndodhet Kosova prej certifikimit të zgjedhjeve.

Kuvendi i AKR-së, autorizoi Behgjet Pacollin që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe me kryesi të shoh mundësi të gjetjes së daljes nga kjo krize, edhe jashtë LDK-së dhe Alternativës, dhe kjo në interes të Kosovës.

Lideri i AKR’së kishte propozuar Qeverinë gjithëpërfshirëse, por ishte kundërshtuar nga të gjitha partitë.

I kishte dhënë ultimatum LDK’së të bëjë koalicion me VV’në për të ndërtuar Qeverinë. Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar se do të bëjë veprime të ndara nga koalicioni me të cilin fitoi katër deputetë.