Vendimet e Komisionit Disiplinor

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi, kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala  anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.06.2020 shqyrtoi procedurat e iniciuara  disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e  XXIV – të e Ipko Superligës të zhvilluara me datë 12-13-14.06.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  sjelli këto;

 

V E N D I M E

KF “FLAMURTARI“ nga Prishtina  (kategoria e seniorëve) në procedure të iniciuar  nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  FLAMURTARI – BALLKANI,  e zhvilluar në Prishtinë (prova; xhirimet televizive dhe raportet zyrtare; prezenca e personave  të paautorizuar në tribunat e stadiumit jashtë listës  prezantuese nga të dyja klubet, në kundërshtim me vendimet e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe rekomandimet e IKSHPK-së), bazuar në  nenin  98 të Rregullores  disiplinor  I HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE klubit futbollistik “ Flamurtari “ nga Prishtina  deri në kompletimin e lëndës  – provave). Kërkohet  deklaratë plotësuese nga klubi  futbollistik “ Flamurtari “ nga Prishtina – zyrtari klubit  nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati date  22.06.2020. (Rregullorja disiplinore neni  32 paragrafi 1).

 

KF “BALLKANI“ nga Suhareka (kategoria e seniorëve) në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje të gabuara (josportive) nga ana e stafit të klubit të tyre pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIV-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  FLAMURTARI – BALLKANI,  e zhvilluar në Prishtinë (prova; raportet zyrtare  nga ndeshja e zhvilluar;  thyerja e xhamave  në deshatore  ku ishin të vendosur stafi i KF “ Ballkanit “ nga Suhareka ). Bazuar në nenin 98 të Rregullores disiplinore; I HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE klubit futbollistik “ Ballkani “ nga Suhareka  deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklaratë plotësuese nga  zyrtari klubit  të futbollit “Ballkani“ nga Suhareka  lidhur me rastin. Afati date 22.06.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

 

ABEDIN  ZEKA; kryetar i klubit të futbollit “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mosrespektim të kodit  të sjelljes sportive (shpifje dhe ofendime  të rënda drejtuar organeve  dhe personave zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës në emisionin sportiv të KTV-së datë 14.06.2020 dhe deklaratës për media të klubit  pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – DRITA  e zhvilluar në stadiumin “Riza  Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare dhe incizimet televizive). Bazuar në nenin 98 të Rregullores disiplinore kryetari të klubit futbollistik Trepça 89 “  nga Mitrovica z. Abedin Zeka  I HAPET  PROCEDURA DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga z. Abedin Zeka  lidhur me rastin. Afati datë 22.06.2020  (Rregullorja disiplinore  neni 32 paragrafi 1).

 

TAHIR  BATATINA; kryetrajner  i FC “LLAPI 1932“ nga Podujeva me numër të ID kartelës sportive  001144M77 në  procedurë  të iniciuar disiplinore  për  mosrespektim të kodit  të sjelljeve sportive (akuza, shpifje dhe ofendime  drejtuar  personave zyrtar dhe organeve të FFK-së  që janë në kundërshtim me  etikën sportive për trajner të futbollit në rastin e prononcimit për media  dhe emisionet televizive lidhur me ndeshjen e javës së XXIV-të të Ipko Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve LLAPI 1932 – DRENICA e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare dhe incizimet  televizive). Bazuar në nenin 98  të Rregullores disiplinore, kryetrajnerit  të klubit futbollistik “Llapi 1932“ nga Podujeva, z. Tahir Batatina I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet  deklarata  plotësuese nga  kryetrajneri Tahir  Batatina lidhur me rastin. Afati datë 22.06.2020 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ) .

 

MUHAMET  REXHEPI; sekretar  i FC “LLAPI  1932“ nga Podujeva  me numër të ID kartelës sportive  001413M88 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  lidhur me deklaratat dhe akuzat e lëshuara  në drejtim të lojtarëve Labinot Osmani dhe Mentor Zhdrella)  lidhur me ndeshjen e javës së  XXIV-të të Ipko Superligës së Kosovës  në futboll  për kategorinë e seniorëve; LLAPI 1932 – DRENICA  e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në  Podujevë (raportet zyrtare; akuzat drejtuar lojtarëve  Labinot Osmani dhe Mentor Zhdrella   për shitje të ndeshjes  Llapi 1932  – Drenica  0:2, theksohet se i përmenduri është nën masën e shqiptimit të dënimit  nga ana e Komisionit Disiplinor). Bazuar në nenin 98 të Rregullores  disiplinore  sekretarit  të FC “Llapi  1932“ nga Podujeva  I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri  në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga z. Muhamet Rexhepi – sekretar klubi, lidhur me rastin. Afati datë 22.06.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

 

BAJRAM  BEJTULLAHU; zyrtar i FC “LLAPI  1932“ nga Podujeva me numër të ID kartelës sportive; 020189M82 në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së  XXIV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll  për kategorinë e seniorëve; LLAPI  1932 – DRENICA   e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare;  manifestim i sjelljeve josportive – fyerje të  rënda  drejtuar gjyqtarëve gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes).  Bazuar në nenin  42 paragrafi 1 pika  a/4 të Rregullores disiplinore; DENOHET  me ndalesë të kryerjes së funksionit në klub me  2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë , komisionit  për ankesa në afatin kohor prej  8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës  së Futbollit të Kosovës.  Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

/Insajderi.com/