Vendimi për taksën, Boiken Abazi injoron LDK-në: Krenar me Albinin dhe VV-në

Vendimi për taksën, Boiken Abazi injoron LDK-në: Krenar me Albinin dhe VV-në

Derisa partneri i koalicionit qeverisës nuk po pajtohet me vendimin e kryeministrit Albin Kurti që taksa të hiqet pjesërisht dhe me kushte, në mbrojtje të tij kanë dalë njerëzit e afërt të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

Boiken Abazi i është bashkuar rreshtit të mbështetësve të Kurtit, për ta mbrojtur liderin e tyre për vendimin e tij që ta heq taksën 100 për qind pjesërisht dhe me kushte.

Abazi, vendimin e Kurtit e ka quajtur lëvizje që ka lënë me gusht në gojë aspiratat hegjemone të Serbisë dhe kundërshtarëve politikë shqiptarë.

“Qeveria Kurti 1 sot ka bërë një lëvizje që i lë me gisht në gojë edhe aspiratat hegjemone të Serbisë edhe kundërshtarët politikë shqiptarë. Krenar me Albinin dhe Lëvizjen.

Megjithatë, vendimi i Kurtit për heqjen e taksës për lëndën e parë për mallrat serbe dhe boshnjake, nuk e ka pritur mirë partneri i tij në koalicion, LDK-ja.

Sipas zyrtarëve të kësaj partie, Kurti nuk është koordinuar fare me ta për këtë vendim.

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, menjëherë pas konferencës së Kurtit, ia bëri të qartë numrit një të qeverisë së nuk do të rrinë në Qeveri me të nëse nuk hiqet taksa pa kushte dhe se nuk do ta votojnë vendimin e Kurtit në Qeveri.  /Insajderi.com