Vendosen marrëdhëniet diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit

Vendosen marrëdhëniet diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit

Kosova dhe Izraeli zyrtarisht kanë formalizuar marrëdhëniet diplomatike, njofton Insajderi.

Akti historik ndërmjet dy shteteve u bë nëpërmjet një ceremonie virtuale ndërmjet krye-diplomates së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrit të jashtëm të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

“Në mënyrë që të promovojnë dhe forcojnë lidhjet miqësore si dhe të zgjerohen horizontet e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe bazuar në parimet universal të ligjit ndërkombëtare për të konfirmuar përkushtimin e përbashkët në bashkëpunimin e sferës politike, ekonomike, të tregtisë dhe sferave të tjera të interes të përbashkët, Kosova dhe Izraeli tashmë kanë vendosur që të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, thuhet ndër të tjerash në dokumentin zyrtar.

Izraeli bëhet shteti i 117 që e njeh Republikën e Kosovës.

Kjo njohje u sigurua në Uashington kur ndodhi marrëveshje ekonomike mes Kosovës e Serbisë më 4 shtator.

Njëra pikë e asaj marrëveshje ishte edhe njohja e Kosovës nga Izraeli e pastaj Prishtina ta ketë ambasadën e saj në Jerusalem si kryeqytet i shpallur i Izraelit me vendim të ish-presidenti amerikan, Donald Trump. /Insajderi.com