Vendosen tenda në oborrin e QKUK-së, për të dyshuarit me koronavirus

Vendosen tenda në oborrin e QKUK-së, për të dyshuarit me koronavirus

Në QKUK janë vendosur disa tenda të cila do të shërbejnë për personat që vijnë me simptoma dyshuese për koronavirus, për të mos u future direkt në Klinikën Infektive.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin, zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti, i cili tha se në tenda do t’i bëhen një kontroll e pastaj do të vazhdojnë për në klinkë.

Sipas Hotit, e tërë kjo po bëhet për parandalimin e infeksioneve brenda spitalore, këto tenda prite të dërgohen edhe në QKMF të komunave ku kanë nevojë.

“Ato shërbejnë për pacientët që vijnë me shenja për tu mos u futur drejt në klinikë, njëherë ju bëhet aty një kontroll pastaj në klinike për arsye të parandalimit të infeksioneve brenda spitalore. Sigurisht do të vendosen edhe në QKMF të komunave ku ka nevojë për pacientët që nuk kanë shenja por që kanë dyshime”, ka thënë Hoti.