Vendoset orë policore në Mal të Zi

Autoritetet e Malit të Zi kanë vendosur që sot të ndalojnë daljen e qytetarëve nga banesat prej orës 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, ditëve të punës, për shkak të luftimit kundër pandemisë së koronavirusit të ri.

Vendoset orë policore në Mal të Zi

Masa e re e Këshillit Kombëtar të Koordinimit për Mbrojtje të Qytetarëve nga Koronavirusi gjatë fundjavës do të vlejë prej orës 13:00 të shtunën deri në orën 05:00 të hënën.

Qeveria e Malit të Zi ka kumtuar se vendi gjendet në momentin vendimtar të pandemisë, në momentin i cili në masë të madhe do ta definojë rrjedhën e mëtutjeshme”.

“Në këto situata, për fat të keq, nuk ekziston shansi i dytë. Nëse nuk jemi në gjendje që të gjithë së bashku të investojmë në shëndet, do të ketë humbje të jetëve të njerëzve, të cilat është e pamundur të kthehen”, ka pretenduar qeveria malaziase.

Infektimi me koronavirus në Mal të Zi është konfirmuar te 91 persona, prej të cilëve një ka vdekur./Insajderi.com.