Vendoset që një rrugë në Prishtinë të mbaj emrin ”Arbënor e Astrit Dehari”

Vendoset që një rrugë në Prishtinë të mbaj emrin ”Arbënor e Astrit Dehari”

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka miratuar sot propozimi për riemertimin e rrugës “Çlirimi”.

U vendos që kjo rrugë që gjendet afër spitalit në drejtim të Rrugës B të quhet “Arbënor e Astrit Dehari”.

Të dy vëllezërit kishin qenë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Përderisa Arbënori u nda nga jeta në moshën 28 vjeçare katër vjet më parë, Astriti vdiq më 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren.