Gian Piero Ventura mund të ketë dështuar ta çojë Italinë në Kupën e Botës, por trajneri italian i ka mbrojtur rezultatet e tij në krye të kombëtares.

Ventura befason me deklaratë pas dështimit për ta çuar Italinë në Kupën e Botës

Ventura ka insistuar se i ka korrur disa prej rezultateve më të mira me kombëtaren italiane në 40 vitet e fundit, përkundër faktit se dështoi ta kualifikojë Italinë për Kupën e Botës që do të mbahet vitin e ardhshëm në Rusi, transmeton Express.

Italia do të mungojë në Kupë të Botës për herë të parë që prej vitit 1958, pasi pas dy ndeshjeve në fazën “play-off” Suedia e mposhti atë me rezultat të përgjithshëm 1-0.

Ventura e mori rolin e trajnerit të Italisë në korrik të vitit 2016, duke i fituar 10 ndeshje, barazuar në katër tjera dhe humbur tri.

“Pa Italinë Kupa e Botës do të jetë e shëmtuar, por fatkeqësisht ka ikur tashmë. Çfarë mund të bëj? U kam kërkuar falje italianëve për rezultatet. Kam pasur disa prej rezultateve më të mira në 40 vitet e fundit. I humba vetëm dy ndeshje”, ka thënë ai.