
Në kohën kur pritet të procedohet për miratim në Kuvend marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, në kryeqytet është parë shtim i Njësive Speciale të Policisë.
Qeveria ka paralajmëruar se prej orës 10:00 do të mbajë mbledhje, ku ndër pikat e rendit të ditës është edhe procedimi për miratim i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Ndërkaq sot Kuvendi i Kosovës ka paraparë mbajtjen e një seance, në të cilën pritet të procedohet kjo marrëveshje.
Marrëveshja për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë ndër pikat më të nxehta gjatë kësaj qeverisje, për shkak se opozita nuk e pranon atë në versionin aktual.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës tashmë ka mbetur peng i kësaj marrëveshjeje, për shkak se Bashkimi Evropian e ka vënë si kusht./Insajderi.com