Serbia sërish një hap para Kosovës, e mbyll veriun për 48 orë

Serbia sërish një hap para Kosovës, e mbyll veriun për 48 orë

Përsëri Marko Djuric, drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ në qeverinë serbe njoftoi për dy raste të reja të infektimit në, ‘mjediset serbe’ në Kosovë. Djuric kujtoi edhe se në dy komunat në veri të Kosovës, është caktuar ndalim qarkullimi prej orës 12:00 deri në 06:00 të ditës së nesërme, por këtë fundjavë është në fuqi është ndalimi i tërësishëm i qarkullimit për 48 orë, në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan, sipas vendimit të qeverisë serbe duhet theksuar.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram si zakonisht Djuric raportoi për gjendjen në ‘mjediset serbe’ ku njoftoi edhe për dy raste të reja të infektimit në ‘Mitrovicën e Kosovës’, që e qon numrin e të infektuarve në 40, dhe një rast të vdekjes.

Më së shumti raste ka në Mitrovicën e Veriut, 22, pastaj në Zveqan janë 10, Leposaviq 4, dhe në Zubin Potok 3, si dhe 1 në Lipjan, në ‘mjediset serbe’ siç i kanë emëruar, shkruan Metro.

Shtabet komunale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme rregullisht kryejnë dezinfektimin e hapësirave publike dhe mbajnë të informuar qytetarët të informuar qytetarët për masat e caktuara nga qeveria serbe.

Këto masa të ndalimit të tërësishëm të qarkullimit janë caktuar në territorin e shtetit serb, në fundjavë ndalim qarkullimi i tërësishëm gjatë gjendjes së jashtëzkonshme të shpallur nga Serbia, ndërsa ditëve tjera ndalohet qarkullimi nga ora 12:00 deri në orën 06:00 të ditës së nesërme.