Veriu në karantinë – “Vendimi është marrë nga Beogradi, urdhrat e Prishtinës nuk zbatohen”

Veriu në karantinë – “Vendimi është marrë nga Beogradi, urdhrat e Prishtinës nuk zbatohen”

Fqinji verior i vendit, Serbia, ka vendosur t’i vë në karantinë dy komunat e Kosovës, Mitrovicën Veriore dhe Zveçani.

Në bazë të urdhrit të ardhur nga Beogradi edhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen, shkruan Insajderi.

Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka thënë se vendimi për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në veri dhe për t’u futur disa komuna në karantinë është marrë në koordinim të plotë me institucionet qendrore të vendit.

Deklaratat e dhëna nga vartësit e Kurtit i ka demantuar një njohës i rrethanave në veri të vendit.

Korrespodenti Alidin Damati i cili për shumë vjet raporton nga veriu dhe i sheh për së afërmi ngjarje – thotë së gjendja atje është pak më ndryshe seç raportohet në Prishtinë.

“Nuk është e vërtetë se karantinimi është bërë në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Ne e kem në kufizimin e lëvizjes nga 17 në 6, në vikende këtu është prej orës 13 deri në 6, ndërkohë ditëve të tjera është prej orës 15:00 deri në 6”, ka thënë ai në një rrëfim për Insajderin.

Damati thotë se krejt kjo ndodh për një arsye.

“Krejt kjo për pasojë që unë konsideroj se institucionet tona nuk kanë bërë sa duhet në atë drejtim. Tash rasti më i fundit më karantinë. Shtabi i krizës së veriut të Mitrovicës dhe Zveçanit kanë marrë vendim për me karantinu veriun, ky shtab funksionin në bazë të urdhrave të Beogradit, jo të Prishtinës”.

Madje ai është i habitur edhe me një fakt tjetër.

“Mu më ka habitur fakti se si Polica e Kosovës është vu në funksion të shtabit të krizës, respektivisht të Beogradit”.

Krejt situatën ai e përkufizon tutje vetëm me një fjali.

“I zhytur nën ndikimin e strukturave paralele,veriu i vendit vazhdon të mbes simbol i destabilitetit, dështimit të ligjit, krimit të organizuar dhe kontrabandës”.

Ndërkohë tregon se ekzistenca e shtetit të Kosovës në këtë pjesë është “zero”

“Vetë ekzistenca e komunave paralele, e sistemit të arsimit dhe shëndetësisë është dëshmi se institucionet e Kosovës nuk e kanë shtri pushtetin atje. Urdhrat e qeverisë së Kosovës nuk zbatohen atje”.

“Këtë e dëshmon edhe thirrja për ndërprerjen e mësimit të nxënësve – atë s’e kanë respketu, tek kur Beogrdi ju ka thënë me ndërpre mësimin”.

Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë  thuajse të gjitha mostrat e personave që konsiderohen potencialisht të infektuar, dërgohen në Institutin për virusologji, vaksinë dhe serum “Torlak“ në Beograd.

Ndërkohë, para disa ditëve, Shtabi i Krizës në veri të Mitrovicës, ka deklaruar se të gjithë të prekurit me koronavirus do të dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Nishit në Serbi, shkruan Insajderi

Në katër komunat veriore të Kosovës deri më tani janë raportuar mbi 15 raste me koronavirus si dhe është shënuar një viktimë.

Lexo edhe: 

Insiston Vitia: Veriu hyri në karantinë me dijeninë tonë

Qalaj: Policia po vepron në koordinim me institucionet qendrore e lokale në tërë vendin

insajderi.com