Vërshimet e shiut në Universitetin e Prishtinës – shtohet edhe një ditë më shumë për aplikim

Vërshimet e shiut në Universitetin e Prishtinës – shtohet edhe një ditë më shumë për aplikim

Reshjet e shiut ditëve të fundit kanë vërshuar në Fakultetin Filologjik dhe atë të Shkencave Matematike – Natyrore në Universitetin e Prishtinës, shkruan Insajderi.

Si pasojë e kësaj, afati për pranimin e studentëve të rinj në këto dy fakultete është shtyrë deri më datën 13 korrik në orën 16:00.

“Kjo shtyrje bëhet pasi që në këto dy fakultete, dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut kanë bërë që aplikimi të pezullohet për disa orë gjatë periudhës zyrtare të afatit për aplikim.”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës.

Në objektin e Fakultetit të shkencave Matematiko-Natyrore dhe Filologjisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, uji depërtoi brenda objektit duke rrënuar gjithçka.