Vërshimet në Gjilan, Haziri: Vlerësimi preliminar i dëmeve është 1.5 milion euro

Vërshimet në Gjilan, Haziri: Vlerësimi preliminar i dëmeve është 1.5 milion euro

Vërshimet në Gjilan shkaktuan dëme të mëdha në sektorin privat dhe sipas vlerësimit preliminar kosto e kalon shifrën 1.5 milion euro. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, njofton Insajderi.

Komuna e Gjilanit njofton se për këtë çështje e ka njoftuar Qeverinë e Kosovës.

“Punët e tona që i kemi bërë në lumin Mirusha dhe Morava, kanë bërë që parandalohen vërshimet e përmbytjet. Vetëm dalja ujit nga shtrati i lumit Stanishorka është problem, i cili vjen prej Novobërdës dhe kalon përskaj Dheut të Bardhë, në lagjen 2 Korriku, Lagjja e Tregut, të Bahqës së Qytetit dhe livadheve të Malishevës. Dëmi në sektorin privat e kalon shifrën e 1.5 milion euro dhe ne e kemi bërë paraqitjen e parë në Qeveri”, ka thënë Haziri.

Ai ka kërkuar nga qytetarët e prekur që të bashkëpunojnë me Komisionin, në mënyrë që të bëhet vlerësimi i drejt.

“Komisioni komunal sot është duke e bërë vlerësimin për dëmin në sektorin e ekonomisë se sa kanë pasur ndikim vërshimet dhe sa është dëmtuar ky sector.

Pasi të kompletohet dosja në sektorin privat, në ekonomi dhe bujqësi, shumë shpejt do ta dërgojmë në Qeveri, me kërkesën për zhdëmtim”, është shprehur ndër të tjera i pari i Gjilanit, të hënën./Insajderi.com