
LDK manipulon me nënshkrimet e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusari-Lilës.
Deputeti Ilir Deda dhe deputetja Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa nuk i kanë dhënë nënshkrimet e tyre për seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot nga opozita lidhur me liberalizimin, por nënshkrimet e tyre janë keqpërdorur nga LDK, pasi që ato ishin dhënë më herët ‘blanco” për diçka tjetër.
Por, vetëm pak minuta pas ka nisur seanca, ajo është ndërprerë. Kryetari Kadri Veseli ka thënë se në listën e nënshkrimeve gjenden edhe emrat e dy deputete të LDK-së që janë në Amerikë, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku.
Veseli ka thirrur sërish mbledhjen e kryesisë për ta sqaruar këtë çështje dhe për të parë nëse ajo do të vazhdohet sonte ose jo.