Përkujtohet sakrifica

Veseli bën homazhe në Prekaz

Veseli bën homazhe në Prekaz

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli sëbashku me zyrtarë të tjerë të partisë, me rastin e ditës së çlirimit të Skenderajt ka bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari, njofton Insajderi.

Veseli në rrjetin social në Facebook është shprehur se, “përkulja para sakrificës së Jasharajve dhe dëshmorëve tjerë është domosdoshmëri obligim moral”.

“Në këtë ditë të shënuar, përkulja para sakrificës së Jasharajve dhe dëshmorëve të kombit, është e domosdoshme si detyrim moral ndaj gjeneratave të tëra për çlirim. Amaneti i dëshmorëve, sot, përcillet me nderimin më të lartë për angazhimin e secilit në punët dhe përgjegjësitë e veta, me përkushtimin për fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë tonë”. /Insajderi.com