Veseli: Deri në hanë kemi shkuar me patriotizëm

Veseli: Deri në hanë kemi shkuar me patriotizëm

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se pas seancës së jashtëzakonshme do të vazhdojnë me seancë të rregullt në të cilën do të jenë 26 pika.

Ai tha se nuk ka pasur nevojë që të thirret seancë e jashtëzakonshme, derisa e ka vlerësuar se është lajm i mirë që opozita po kthehet në Kuvend.

“Nëser do të kemi seancë të jashtëzakonshme. Kryesia vendosi që pas saj të vazhdojë seancën e rregullt me 26 pika. Është shtuar një pikë për shkollat.”

“Është lajm i mirë se opozita po kthehet në Kuvend, sepse një pjesë e opozitës është korrekte. Vazhdojmë të jemi sa më bashkë. S’ka nevojë shume për seanca të jashtëzakonshme. Ta kemi një rezolutë të përbashkët për konsensusin nacional dhe për ekipin e përbashkët që të ballafaqohet në dialog me Serbinë që Kosova të fitojë ulësen në OKB, pa cenuar territorin e saj.

Veseli ka mohuar se ka ndryshuar qëndrim për bashkimin e Luginës me Kosovën, raporton EO.

“Të gjitha deklaratat janë publike, jo që si kam ndryshu, por qëndroj edhe më fuqishëm mbrapa tyre. Para katër muajve ka bërë ftesë për tryezë nacionale. Kosova është e pandashme sa i përket shqiptarëve në Luginë. Kosova ka për obligim që të mendojë për shqiptarët tanë kudo, në veçanti në Preshevë që të mos jenë të diskriminuar siç janë tash.

“Si lider politik m’ka prekë me shume një letër dërguar Mogherinit për t’i mbrojtur territoret e Kosovës. Deri në hanë kemi shku me pjesën e patriotizmit, shkon i dërgon një letër asaj që e ka inicuar dialogun, në vend që të ulen bashkërisht.”