Veseli: Do ta nxisim rritjen e bizneseve përmes zhvendosjes së TVSH-së

Veseli: Do ta nxisim rritjen e bizneseve përmes zhvendosjes së TVSH-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se do të krijojë lehtësira për rritjen dhe zhvillim e bizneseve në ekonominë e tregut.

Ai ka thënë se përmes zhvendosjes së pagesës së TVSH’së nga doganat në brendësi të vendit do ta nxis zhvillimin ekonomik të vendit.

“Rritja dhe zhvillimi i bizneseve në ekonomitë e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik në çdo vend, në çdo shoqëri. Ne, për herë të parë në rajonin tonë, do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, aty ku ndodh transaksioni mes shitësit dhe blerësit” shkroi Veseli.