Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë takimit me strukturat e partisë në Prizren, ka folur edhe për Tribu" />

Veseli: Do të angazhohem deri në fund për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb

Veseli: Do të angazhohem deri në fund për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë takimit me strukturat e partisë në Prizren, ka folur edhe për Tribunalin Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, duke theksuar se nuk mund të ketë paqe e pajtim pa e siguruar drejtësinë për viktimat.

“Do të punoj deri në fund që Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë të ndodhë dhe kriminelët serbë ta marrin dënimin e merituar. Kurrë nuk do ta harrojmë të kaluarën, ndërsa falja është goxha e vështirë kur bëhet fjalë për krime të atij lloji. Prandaj duke u angazhuar për drejtësi, ne do ta kemi të ardhmen më të sigurt dhe historia nuk do të përsëritet”, theksoi Veseli.

Veseli tha se marrëveshja finale me Serbinë është e rëndësishme për Kosovën, në mënyrë që të shkohet sigurt drejt integrimeve euro-atlantike.

Për më tepër, shtoi ai, është e  nevojshme që gjeneratave që vijnë t’iu sigurohet një ambient stabil, paqësor, të përshtatshëm për të nxitur zhvillimin ekonomik.

“Unë kam qenë në luftë. Pak kush e di më mirë se ne kuptimin e luftës dhe çmimin që mund të paguhet. Prandaj dua që kurrë më të mos përsëritet një gjë e tillë. Kjo arriget përmes drejtësisë dhe dënimit të kriminelëve”, theksoi Veseli.