Veseli e çmon gatitshmërinë e Izraelit për ta njohur Kosovën

Veseli e çmon gatitshmërinë e Izraelit për ta njohur Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me kryetarin e Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demirin.

Veseli, ka shkruar në Facebook, se ka uruar Demirin për gatishmërinë e Izraelit për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur, njofton Insajderi.

Më tutje, lideri PDK-së, shtoi se, Demiri, ka qenë një “urë lidhëse”, për shumë dekada të lidhjeve në mes Kosovës dhe Izraelit.

“Ai ishte ura lidhëse për shumë dekada e vizitave të delegacioneve dhe shkëmbimeve mes Kosovës e Izraelit. Sot, ndihet i përmbushur me këtë arritje. Na mbetet t’i avancojmë këto marrëdhënie në të ardhmen”, ka shkruar ndër tjerash Veseli. /Insajderi.com

Një takim i veçantë me Votim Demirin në Prizren, të cilin e urova për gatishmërinë e Izraelit që ta njohë Kosovën. Si…

Gepostet von Kadri Veseli am Montag, 7. September 2020