Veseli e quan kidnapim rastin e shtetasve turq – thotë se do merren masa shumë shpejt

Veseli e quan kidnapim rastin e shtetasve turq – thotë se do merren masa shumë shpejt

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ishte i ftuar në emisionin Argument Plus të RTV21, ku komentoi arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq dje në Kosovë.Veseli tha se ky ishte një akt që nuk do të duhej të ndodhte, pasi ka qenë një mënyrë e kidnapimit e cila ka shqetësuar qytetarët dhe institucionet e vendit.“Arrestimi i djeshëm i disa mësimdhënësve dhe drejtorëve të një shkolle në Republikën e Kosovës ka qenë një akt i cili nuk do të duhej të ndodhte në demokracinë tonë të re, në mes të Evropës. Ka qenë një gabim, ka qenë një veprim procuderalisht i cili nuk u ka përmbajtur në tërësi as procedurave të cilat kanë të bëjnë me deportimin e dikujt i cili mund të jetë i dyshuar për veprimtari poashtu të dyshuar në një vend tjetër. Metodat janë të tejkaluara, ka qenë një mënyre e kidnapimit e cila vërtetë ka shqetësuar qytetarët, por edhe institucionet e Republikës së Kosovës. Po flas unë jam kryetari i Kuvendit dhe asnjë informacion nuk e kemi pasur”, tha Veseli.

Ai tha se që nga momenti që ka marr vesh për arrestimin e shtetasve turq ka qenë shumë veprues, shkruan rtv21.tv.“Kam kërkuar llogari se çfarë po ndodh në rend të parë, për arsye se ata të cilët janë arrestuar ishin mësues. Nuk është e lehtë të marrësh thirrje nga familjarët e tyre, ne i kemi fëmijët aty, dhe të mos dish asgjë, të njëjtën kohë veprimet të cilat ishin brenda institucioneve tona, veprime të cilat ishin të fshehta”, shtoi kryeparlamentari.Veseli tha se Kosova nuk është vend që munden të sjellin aeroplanë e ta marrin kë të duan.“Kjo do të jetë fundi i këtij veprimi, edhe reagimet nuk do të jenë vetëm reagime verbale, do të ketë përgjegjësi dhe të njëjtën kohë askush të mos mendojë që do t’i ikë përgjegjësisë… Goditja është ndaj shtetit të Kosovës, nuk po flas vetëm për ”, përfundoi Veseli.