Veseli e quan “të jashtëzakonshme” pritjen në Drenas përkundër fishkëllimave

Veseli e quan “të jashtëzakonshme” pritjen në Drenas përkundër fishkëllimave

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mezi ka arritur të thotë disa gjëra, shumica e tyre arsyetime siç shihet në videot e siguruara nga Insajderi, nga tubimi i sotshëm në Drenas, pasi qytetarët e mbledhur në një restorant në hyrje të këtij qyteti, nuk e prisnin atë, por Naim Bazajn, që ta shpallte kandidaturën e pavarur.

Por për Veselin, kjo ka qenë një pritje madhështore.

“Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme pritja dhe përkrahja që na dhanë sonte qytetarët e Drenasit për kandidaturën tonë të përbashkët Ramiz Lladrovci. Bashkë me Naim Bazajn, i cili na u bashkua sot, vazhdojmë për t’i garantuar Drenasit perspektivë. Zgjedhjet në Drenas më 4 dhjetor do të konfirmojnë fuqinë dhe unitetin e PDK-së në gjithë Kosovën”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Naim Bazaj tradhton elektoratin: I thërret në tubim si kandidat i pavarur, paraqitet me Kadri Veselin