Veseli zyrtarisht nënshkruan për shpërndarjen e Kuvendit

Veseli zyrtarisht nënshkruan për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar edhe zyrtarisht vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Këtë, Veseli e ka ka konfirmuar nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Si Kryetar i Kuvendit i kam marrë të gjitha iniciativat ligjore dhe kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më vjen mirë që sot të gjitha partitë politike iu bashkuan iniciativës sime dhe votuan për shpërndarjen e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sapo nënshkrova edhe zyrtarisht vendimin për shpërndarjen e saj”, ka shkruar Veseli.

Ai gjithashtu është shprehur se, në legjislaturen e ardhshme, shpreson të shohe më shumë gra dhe të rinjë, sepse sipas tij në këtë legjislaturë nuk ka pasur mjaftueshëm.

“Në këtë legjislaturë nuk ka pasur mjaftueshëm gra dhe të rinj. Shpresoj të shoh më shumë në mandatin e ardhshëm. Sa i përket PDK-së, jam i sigurt që do të ketë shumë të rinj dhe gra në listën e saj.                 

Ne u përpoqëm shumë që të merrnim një shumicë mbështetëse për iniciativat tona kundër korrupsionit.Në mandatin tjetër do të jetë ndryshe, pasi ne do të vendosim një kod të ri etik”, ka shkruar Veseli.