Veseli: Ende dëgjojmë zëra nga Beogradi që kërcënojnë fëmijët tanë

Veseli: Ende dëgjojmë zëra nga Beogradi që kërcënojnë fëmijët tanë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka thënë se ende nga Beogradi vijnë zëra kërcënues për fëmijët tanë.

“Ende dëgjojmë zëra nga Beogradi që kërcënojnë shtetin tonë dhe fëmijët tanë”, ka shkruar Veseli në facebook.

“Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, duhet rikujtuar edhe një herë përgjegjësinë që kemi si liderë t’ua garantojmë sigurinë brezave të rinj, që kurrë më të mos përsëritet e kaluara dhe të jetojmë në paqe, të gjithë fëmijët në këtë nënqiell”, ka përfunduar postimin e tij Veseli./Insajderi.com