Veseli falënderon Madagaskarin për njohjen e Kosovës

Veseli falënderon Madagaskarin për njohjen e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar Madagaskarin për njohjen që i ka bërë shtetit të Kosovës.

“Faleminderit shtetit të Madagaskarit për njohjen e shtetit të Kosovës. Kosova do të ketë edhe shumë njohje të tjera dhe do të ecim shpejt në rrugën drejt anëtarësimit në OKB dhe institucionet e tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Veseli, javë më parë, kishte ftuar për vizitë Zëvendëspresidentin e Senatit të Madagaskarit, Amido, të cilit gjatë takimit në Prishtinë i kishte kërkuar që Madagaskari ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe që të dy vendet të thellojnë bashkëpunimin.

Në kë të takim, zyrtari nga Madagaskari kishte premtuar se do ta përcillte kërkesën e Kosovës për njohje.