Veseli: Fitoren e madhe të PDK-së do ta vulosim në Ferizaj

Veseli: Fitoren e madhe të PDK-së do ta vulosim në Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në tubimin përmbyllës të PDK-së në Ferizaj, ka thënë se në Ferizaj po vjen ndryshimi me Agim Aliun.

Ai ka thënë se Ferizaj ka vendosur t’ia blejë një biletë Muharrem Sfarqës për në Gjermani.

“Agimi do ta ndryshojë Ferizajn, do t’i japë pamje të re”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së ka thënë se më 22 tetor, qytetarët e Ferizajt e kanë treguar vullnetin e tyre të qartë për të ardhmen e Ferizajt.

“Ju i dhatë mbështetje të fuqishme Partisë Demokratike të Kosovës. Ju i besuat vizionit tonë. Më 19 nëntor, fitoren e madhe të PDK-së do ta vulosim në Ferizaj”, ka thënë ai.

Veseli ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, që të dielën të shkojnë në zgjedhje qetësisht, me dinjitet dhe të votojnë për të fituar.

“Do ta fillojmë fitoren e madhe në Prizren dhe do të shkojmë te Isa Boletini në Mitrovicë, e pastaj do ta fitojmë edhe Shtimen me Naim Ismailin. Do ta fitojmë edhe Kaçanikun, me djalin e heroit të kombit, me doktorin tonë Besim Ilazi. Edhe Dragashin do ta fitojmë me Shaban Shabanin dhe Rahovecin me doktor Idriz Vehapin. Po ashtu, edhe Malishevën do ta fitojmë me doktor Mursel Gashin. E kemi edhe një bashkëluftëtar, një njeri shumë të ndershëm në Vushtrri, me Ferit Idrizin do të fitojmë atje. Nuk e harrojmë Sokol Bashotën në Klinë, e vulën kemi me ia jep këtu, me fitoren e madhe në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Lideri i PDK-së ka thënë se fitorja për Partinë Demokratike të Kosovës nuk është privilegj, por përgjegjësi për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për t’iu shërbyer atyre.