Veseli flet pas takimit për dialogun – ka një mesazh për LDK-në dhe Vetëvendosjen

Veseli flet pas takimit për dialogun – ka një mesazh për LDK-në dhe Vetëvendosjen

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në fjalën e tij pas takimit me partitë kosovare për dialogun, ka thënë se në temën e negociatave me Serbinë, Kosova duhet të jetë e bashkuar.

Ai ka thënë se rezoluta e nxjerrur nga partitë e koalicionit përfshijnë gjithçka që ka kërkuar opozita dhe pozita.

Madje sipas tij në këtë rezolutë mund të futen edhe pika të tjera, shkruan Insajderi.

“Sot kemi qenë bashkë për ta forcuar Kosovën në dialog. Kosova duhet të jetë me një qënrdim për platformën e dialogut. Kosova nuk duhet ti lejojë Serbisë të tregojë forcë mbi ne, lidership ma shumë se ne dhe të tregojë partnertitet më shumë se Kosova. Rezoluta të cilin e kemi propozuar përfshinë gjithçka që opozita dhe pozita e ka folur”, ka thënë Veseli.

Ai ka folur edhe për mungesën e LDK-së dhe VV-së në këtë takim.

Ka thënë se këto dy parti nuk duhet ta shohin dialogun me Serbinë, si mundësi për të ardhur në pushtet.

“Kam një mesazh për LDK-në dhe VV-në: Nuk mund të jetë Kosova, proceset e saja dhe ballafaqimi me Serbinë fushbetejë për luftën për pushtet, më e rëndësishme është territori dhe e ardhmja se çdo kolltuk i pushtetit. Është gabim histori që me ndarjen tonë, t’ japim hapsirë Serbisë ta tregojë veten më shumë se ne”, ka përfunduar Veseli. /Insajderi.com