Veseli fton qytetarët t’i bashkohen për të ndërtuar të ardhmen

Veseli fton qytetarët t’i bashkohen për të ndërtuar të ardhmen

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, në mënyrë unanime sot ka zgjedhur Kadri Veselin si kandidat të PDK-së për kryeministër.

Veseli përmes Facebook ka thënë se do t’i prijë luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe se ndryshimi i pritur nga qytetarët, ka filluar nga vetvetja, duke vendosur sipas tij një standard të ri etik.

“Unë e kam guximin dhe vendosmërinë për ta bërë këtë. Ndryshimi fillon me luftën kundër korrupsionit, për të krijuar mundësi të barabarta, për t’i mbajtur të rinjtë këtu dhe për ta ndërtuar një ekonomi të fuqishme. Këtë nuk mund ta bëj i vetëm dhe kam nevojë për ju”, ka shkruar Veseli.

Ai ka ftuar qytetatët që t’i bashkohen për të ndërtuar një të ardhmë më të mirë./Insajderi.com/