Veseli i bënë thirrje VV-së dhe LDK-së për votimin e Tribunalit: Ia bëjmë qysh të doni

Veseli i bënë thirrje VV-së dhe LDK-së për votimin e Tribunalit: Ia bëjmë qysh të doni

Kryeparlamentari Kadri Veseli, u ka bërë thirrje LDK’së dhe Vetëvendosjes, të jenë në seancë në momentin kur do të votohet hapi i radhës për Tribunalin Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

“Inatet tona mbeten të brendshme, Tribunli Ndërkombëtar do të ndodh, duhet të ndodh sa ma shpejt aq ma mirë”, ka thënë Veseli në Kuvend, shkruan Periskopi.

“Serbia ka me u përgjigj për gjenocidin që ka kryer në Kosovë sepse është shteti që ka kryer këtë gjenocid është në interes të vetë këtij shteti të distancohen nga e kaluara e vet kriminale. LDK dhe VV, është mirë me qenë në sallë kur ka me u votu, kjo ka me u votu. Nëse jeni hidhëru pse e kam fillu unë këtë iniciativë, unë jam i gatshëm t’ja bajmë qysh të doni, por ajo që është kryesore është që duhet me votu”, ka thënë ai.