
Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, është ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Pas takimit, Veseli ka thënë se Jahjaga “na la një trashëgimi shumë të çmuar politike rrugën e jetësimit të ëndrrës tonë evropiane”.
“Duke e kthyer drejtimin e Presidencës në shembull frymëzimi për mijëra gra e burra që e duan dhe punojnë pa u lodhur për vendin e tyre, duke prezantuar me dinjitet Kosovën gjithandej botës me mirësinë dhe pozitivitetin e saj. Të faleminderit Presidente!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.