Veseli ka një falënderim për deputetët rreth Tribunalit për gjenocidin serb

Veseli ka një falënderim për deputetët rreth Tribunalit për gjenocidin serb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që mbështeten një nisme për tribunalin ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Ai përsëriti edhe një herë se ky tribunal është i pashmangshëm.

“Jam shumë i lumtur që Kuvendi i Republikës së Kosovës sot i dha drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, duke votuar një komision konsensual që do të merret me këtë nismë dhe me rekomandimet tjera për Muzeun e Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit dhe shpalljen e Ditës së Gjenocidit. Falënderoj të gjithë deputetët. Ky Tribunal është i domosdoshëm, i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë”, ka shkruar ai në Facebook.