Veseli-Konjufces: Edhe ti ndoshta je kanë PDK, je djalë i mirë, e i mençëm

Veseli-Konjufces: Edhe ti ndoshta je kanë PDK, je djalë i mirë, e i mençëm

Në seancën e jashtëzakonshme ku është duke u diskutuar për fatin e Telekomit të Kosovës, aty vetëm për çështjet dhe problemet e kësaj ndërmarrje publike, nuk është duke u diskutuar.

Seanca për të cilën është thirrur si gjithmonë kalon në debate personale në mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Një debat i tillë është zhvilluar në mes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit dhe Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufës. Ata janë duke akuzuar njëri tjetrin për punësime familjare dhe për të pa vëerteta.

Fillimisht kryetari i kuvendit, Kadri Veseli tha se deputeti i VV-së, Glauk Konjufca mund të ketë të punësuar familajrë të tij më shumë sesa ai.

“.. Mos me u gutë si Glauku, se gabon. Se ba’ vaki që i dalin ma shumë familjarë këtij sesa mu të punësum”, i ka thënë Veseli Konjufces.

Mirëpo i mënjëhershme ka qenë replika e Konjufces duke i thënë Veselit se nuk është e vërtet sepse ai ka numër të madh të miqve.

“Unë nuk kam në Telekomin e Kosovës asnjë familjar, por zoti Veseli ka shumë miq dhe miqtë e tij së bashku me partinë e tij, unë insistoj që e kanë orkestru prapë Telekomin e Kosovës. Dhe meqë po dëshirojmë, unë i kam listu këtu 6 fakte të pakontestueshme që PDK-ja qëndron prapa kësaj pune, e ky është kryetari i kësaj partie”, ka thënë Konjufca.

Por Veseli menjëherë i është kundërpërgjigjur Konjufces duke i thënë se ka tri gjëra për t’i thënë Konjufces.

“Glauk është e vërtet për miq me mujt për cdo ditë kisha kriju, po familajrë edhe inters familajre kur nuk kom pas, e dyta Glauk ndoshta edhe ti je kanë PDK s’pe dim tash po dëgjo, ndoshta ën të kaluarën. E treta, qëndroju fjalëve për arsye se fole edhe pak do të pa vërteta e s’po du t’i them po me të vërtet ke fol të pavërteta, katëra minimumi i the të ap vërteta, unë pres kur të dalin reagimet pastaj dalim”, i ka thënë Veseli – Konjufces.

Tutje Veseli në fund i ka thënë Konjufces se është një djalë i mirë dhe i meqëm.

“Glauk ma i miri je, je djalë i meqem po mos e ekstremizo debatin”, ka përfunduar fjalimin e tij Veseli. /Insajderi.com