fbpx

Veseli lavdëron BE-në por thotë se Kosova meriton më shumë

Veseli lavdëron BE-në por thotë se Kosova meriton më shumë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është shprehur se ka pritur më shumë nga Bashkimi Evropian në lidhje me trajtimin e Kosovës nga ana e tyre.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se “strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në parim tregon qartë perspektivën evropiane të Kosovës”, ka thënë Veseli.

“Është lajm i mirë që për herë të parë vendet anëtare të BE-së e pranojnë dhe e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, përfshirë shtetet anëtare të BE-së që nuk na kanë njohur”, ka shkruar ndër tjerash Veseli.

Mirëpo përkundër kësaj kryetari i kuvendit, njëherëshit edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), ka thënë se Kosova meriton më shumë për integrimin euro-atlantik.

“Kemi merituar dhe kam pritur më shumë, por perspektiva jonë evropiane është e pandalshme. Kosova do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik, duke përmbushur të gjitha obligimet që ka”, ka shkruar në fund Veseli. /Insajderi.com