fbpx

Veseli në Finlandë kërkon mbështetje për vizat dhe Interpol

Veseli në Finlandë kërkon mbështetje për vizat dhe Interpol

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar drejt Finlandës ku, sipas një njoftimi nga Kuvendi, do të kërkojë përkrahje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Sipas njoftimit, Veseli do të takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë finlandezë ku do të kërkojë mbështetjen e Finlandës për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Veseli do të pritet një takim të veçantë nga homologia e tij, kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Paula Risikko dhe parlamentarë të tjerë finlandezë. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kryeparlamentari Veseli do të pritet ministri Kai Mykkänen, ndërsa do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë shtetërorë. Kreu i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë një takim të veçantë me ish-presidentin finlandez dhe i ish-emisar special për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari”, thuhet në njoftim të Kuvendit.