
Seanca e Kuvendit të Kosovës, është kthyer për një moment në vend ku lexohen libra dhe bëhen komente nëse leximi ka qenë i mirë a po jo. Një gjë të tillë e bënë sot Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba.
Kadri Veseli, në seancën e sotme ka treguar se e ka blerë një libër të blerë në panair që titullohet “Si vdesin demokracitë”. Një faqe të librit ua ka lexuar disa herë deputetëve të Vetëvendosjes.
Kryeparlamentari Veseli thotë se i ka lënë përshtypje një libër që po e lexon mbi demokracinë.
Ai vendosi që një paragraf të këtij libri të lexoj pas fjalëve që pati kryetari i VV-së, Albin Kurti, lidhur me prokurorët dhe gjyqtarët.
“Si vdesin demokracitë”, i autorëve Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt është libri që Veseli e përmendi disa herë.
Në anën tjetë, deputetit të VV-së, Salih Zyba nuk i ka pëlqyer leximi i Veselit duke thënë se ka lexuar shumë dobët.
“Nuk e di a je korrekt në citim se duhet me e vërtetuar ama në lexim ke i dobët”, ka thënë ai.
Veseli i ka marrë fjalën Zybës duke i kërkuar falje me ironi mësueses së parë të tij.
“Mësuesja Kimete të kërkoj falje nëse kam qenë i dobët se edhe emocionet, kjo ka qenë mësuesja ime e parë”, ka thënë Veseli.