Veseli në rolin e turistit – Xhiron me telefon në seancën e Kuvendit

Veseli në rolin e turistit – Xhiron me telefon në seancën e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës nuk është i hapur për turistë. Punimet e tij kanë nisur pas një muaji pasi deputetët ishin në pushim.

Por për të xhiruar sikur një vend turistik e ka shfrytëzuar Kuvendin kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Përderisa shefi i deputetëve të Nismës, Bilall Sherifi po mbante fjalimin e tij para deputetëve, kryeparlamentari Veseli ka gjetur kohë edhe për diçka tjetër.

Ai është kapur nga kamerat teksa xhironte me telefon në sallën e Parlamentit, shkruan Insajderi.

Madje këtë gjë e ka bërë për disa herë me radhë, duke marrë vëmendjen edhe të ministrave dhe sekretarit të Kuvendit.

Ndryshe në hapjen e seancës kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bëri të ditur se në sallë është bërë kuorumi prej 61 deputetëve.

Opozita e ka bojkotuar seancën e qeverisë për miratimin e emrave të ekipit negociator për dilaogun me Serbinë. /Insajderi.com