Veseli nuk e dënon dhunën por tregon se Maqedonia e ka njohur Kosovën

Veseli nuk e dënon dhunën por tregon se Maqedonia e ka njohur Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një postim të tijin në Facebook, duke shkruar për gjendjen e krijuar në Parlamentin e Maqedonisë ku protestues të partisë së Nikola Gruevskit kanë hyrë brenda sallës së deputetëve dhe të gazetarëve duke përgjakur të zgjedhurit e popullit, nuk e ka dënuar dhunën.

Në vend të kësaj ka zgjedhur të tregoj se Maqedonia e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

“Jam i shqetësuar me zhvillimet e orëve të fundit në Maqedoni, të cilat po i përcjellim me vëmendje të shtuar. Maqedonia është një shtet mik, që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Veseli vetëm i ka bërë thirrje “faktorit politik që të ruajë paqen dhe stabilitetin”.

Më tej ka treguar se çka është në interes të popujve në rajon.

“ Është në interesin e të gjithë popujve në rajon që të ruhet stabiliteti dhe që krizat të zgjidhen me mjete politike”, ka shkruar Veseli./Insajderi.com

Protestuesit hyjnë në parlament, policët rrinë në telefona

Të tërhequr zvarrë – fytyrat e përgjakura të deputetëve në Maqedoni

Parlamenti përgjaket – televizioni publik maqedonas transmeton hendboll