Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar lojtarët e kombëtares së Kosovës, për lojën që zhvilluan kundër Bullgarisë.
Me " />

Veseli pas ndeshjes Kosovë-Bullgari: Krenarë dhe plot besim

Veseli pas ndeshjes Kosovë-Bullgari: Krenarë dhe plot besim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar lojtarët e kombëtares së Kosovës, për lojën që zhvilluan kundër Bullgarisë.

Me rezultat 1:1, përfundoi ndeshja Kosovë-Bullgari, ndeshje kjo kualifikuese për në Euro 2020.

Veseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ndjehet krenar dhe ka besi të plotë në futbollistët e kombëtares së Kosovës.

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Falemnderit djema edhe për pikën e parë në rrugën drejt Europianit. Krenarë dhe plot besim. ??.