Veseli për Mustafën: Po t’u kisha dhënë unë tenderë fëmijëve të mi, s’kisha mujt me dalë para juve

Veseli për Mustafën: Po t’u kisha dhënë unë tenderë fëmijëve të mi, s’kisha mujt me dalë para juve

Kadri Veseli, kandidat për kryeministër nga PDK ka thënë se është i vendosur për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit nëpër institucione.

Veseli sonte në Zona Zgjedhore ka përmendur faktin kur Isa Mustafa u kishte dhënë tender djemve të tij sa ishte kryeministër. Po ashtu edhe drejtorët e Vetëvendosjes me aktakuza në Prizren.

“Me i pasë jep unë tenderë fëmijëve të mi, s’kisha mujt me njet para juve këtu. Me i sjell familjarët para  bordeve të institucioneve. Me mbajt drejtorë me aktakzua, në Prizren , jo një, por 3. Me tender të imporvizur dhe me regjistrime të Serbisë”, tha Veseli.

“Unë do të flas për brengat dhe hallet e qytetarëve. Jam i vendosur”, shtoi Veseli.