fbpx

Veseli përkujton dëshmorin Shkelzen Haradinaj

Veseli përkujton dëshmorin Shkelzen Haradinaj

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka përkujtuar 20 vjetorin e rënies së Shkelzen Haradinajt.

Veseli ka thënë se lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e  Shkelzenit dhe të dëshmorëve tjerë.

Postimi i plotë i Veselit:

“Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare. Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb. Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës. Në mesin e tyre ishte Shkelzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë. Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjëve të kombit.”