Veseli premton pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së

Veseli premton pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar se do ta bëjë pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së”.

Kështu ka thënë Veseli pas një takimi që ka pasur me bashkëluftëtarët e tij në Drenicë, shkruan Insajderi.

Image may contain: 9 people, tree, wedding, crowd and outdoor

“Nuk e lejojmë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë”.

Image may contain: 5 people, crowd, tree and outdoor

insajderi.com