Veseli premton shumë të majme për Kombëtaren në rast kualifikimi

Veseli premton shumë të majme për Kombëtaren në rast kualifikimi

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli vizitoi Kombëtaren e Kosovës në stërvitje, të hënën mbrëma.

“Dardanët” ishin duke zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjeve kundër Danimarkës e Bullgarisë, kur pranuan një vizitor të veçantë, shkruan Insporti

I shoqëruar nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, Veseli dha një intervistë për mediet.

Ndër të tjerash, ai premtoi një premi prej 1 milion eurove, në rast se djelmoshat e Bernard Challandes sigurojnë pjesmarrjen në Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm. /Insporti.com/