‘Fillimi i Ri’ i Veselit synon ta bëjë Kosovën sikurse Gremen e Ferizajt

‘Fillimi i Ri’ i Veselit synon ta bëjë Kosovën sikurse Gremen e Ferizajt

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se fshati Greme i Ferizajt është shembull i ndërmarrësisë.

“Populli ynë është punëtor, e fshati Greme i Ferizajt është shembull për shpirtin ndërmarrës”, ka shkruar ai në facebook.

“Mbrëmë u takova me njerëz të mirë të këtij fshati dhe u zotova që ‘Fillimi i Ri’ do ta përkrahë Gremen dhe do ta përkrahë Kosovën të bëhet si Gremja”, ka shtuar ai./Insajderi.com